English

Georgievski: Enciklopedia e Maqedonisë , "libri i fundit i Jugosllavisë komuniste"

Shkup, 2 tetor, NOA - Enciklopedia e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë është libri i fundit i Jugosllavisë komuniste.

Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri maqedonas, Ljubço Georgievski, dokumentin e fundit të publikuar nga ky institucion, botimi i të cilit u shoqërua me një sërë reagimesh jo vetëm të botës shqiptare, por edhe ndërkombëtarëve në tërësi.

"Periudha e Jugosllavisë komuniste është paraqitur si një e kaluar romantike e popullit maqedonas. Ndaluni pra, pse u shkatërrua ajo Jugosllave, ku janë luftërat që ndodhën në atë Jugosllavi...", ka deklaruar Georgievski lidhur me një fakt të tillë.

Reagimi i tij i shtohet atij të ish-presidentit maqedonas Crëvenkonvski kundër enciklopedisë maqedonase, por edhe të pranive të huaja ndërkombëtare të pranishme në Shkup, si ambasada amerikane dhe ajo britanike.

n.e/NOA

KOMENTE