English

I dënuari më parë për trafik të narkotikëve, kapet me pistoletë pa leje

Pogradec, 2 tetor, NOA - Forcat policore të Pogradecit kanë arrestuar në flagrancë, 24-vjeçarin Ermal Basha, lindur e banues në fshatin Petrushë të këtij rrethi.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ai figuronte si u dënuar edhe më parë në shtetin grek për veprën penale të "Trafikim i lëndëve narkotike".

Arrestimi i tij u bë pas në fshatin Petrushë ai u kap me armë zjarri tip pistoletë ‘TT' të cilën e mbante pa leje.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit.

n.e/NOA

Â

KOMENTE