English

Kongresmenët amerikanë Obamës: Mos na i sill ata të Guantanamos në SHBA

Uashington, 2 tetor, NOA - Kongresmenët amerikanë paraqiten kundër planit të transferimit të të burgosurve nga Guantanamo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumica e tyre ka votuar dje me një shumicë të madhe kundër zhvendosjes së të burgosurve nga kampi i Guantanamos në Kubë në burgjet në SHBA.

Por në rast se ky projektligj miratohet edhe nga senati, atëherë Presidenti Barack Obama do ta ketë edhe më të vështirë realizimin e planeve të tij për mbylljen e Guantanamos në vitin 2010, siç edhe ka parashikuar.

Kjo në një kohë, kur qeveria amerikane dëshiron që disa nga të burgosurit t'i sjellë në burgjet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOA

Â

KOMENTE