English

Kryeministri reagon për vrasjen e mjekut: MB të sigurojë jetën e bluzave të bardha

Tiranë, 2 tetor NOA Update - Kryeministri Berisha ka reaguar para pak minutash në lidhje me vrasjen e mjekut në mjediset e brendshme të spitalit të Durrësit duke kërkuar që instancat përkatëse të garantojnë jetën e bluzave të bardha.

Juela Meçani, zëdhënëse e kryeministrit doli me një qëndrim zyrtar për ngjarjen dhe citoi se "kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të vrasjes në detyrë të mjekut radiolog Fatmir Thaçi, si një akt kriminal tejet tronditës dhe të shëmtuar".

"Kryeministri Berisha, - vijon deklarata, - ka kërkuar nga Ministria e Brendshme të merren të gjitha masat e duhura për të garantuar jetën e veprimtarinë e punonjësve të shëndetësisë"

Gjithashtu, kryeministri Berisha, i ka kërkuar organeve të drejtësisë që ndaj autorit të këtij akti të rëndë kriminal, të japë dënimin më të ashpër ligjor, - përfundon reagimi i shefit të qeverisë që u përcoll nga zëdhënësja e tij, Juela Meçani.

e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Vrasja e mjekut, policia ngre dyshimet e para për shkakun e xhelozisë

Vrasje në spitalin e Durrësit, ekzekutohet mjeku Fatmir Thaçi

KOMENTE