English

Meta takohet me ambasadoren e Egjiptit dhe atë të Sirisë: Njihni pavarësinë e Kosovës

Tiranë, 2 tetor NOA - Zëvendëskryeministri njëkohësisht dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot Ambasadoren e Republikës Arabe të Egjiptit në Shqipëri Amina Imam Gomaa.

Marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, zgjerimi i mëtejshëm i tyre dhe njohja e Kosovës ishin çështjet kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi.

Meta vlerësoi lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Egjiptit, rolin e Egjiptit në botën arabe duke theksuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për t'i zgjeruar ato më tej, në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Gjithashtu, Meta i shprehu Ambasadores Gomaa, dëshirën për të parë Egjiptin të rreshtuar në anën e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që do i shërbejë stabilitetit të rajonit.

Nga ana e saj, Ambasadorja Gomaa falënderoi u shpreh se "qeveria egjiptiane po i ndjek me vëmendje zhvillimet në rajonin tonë, veçanërisht në Kosovë si dhe qëndrimet e shteteve të ndryshme ndaj njohjes së pavarësisë së saj".

Po sot Meta u takua dhe me Ambasadoren e Republikës Arabe të Sirisë në Shqipëri me rezidencë në Athinë, Houda Al Houmsi

Meta i kërkoi Ambasadores Al Houmsi që emri i Sirisë të jetë pjesë e listës shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës.

Ambasadorja Al Houmsi, tha se  "Siria do të jetë shumë e gatshme për të bashkëpunuar me qeverinë e re shqiptare dhe do të përshpejtojë përfundimin e procedurave ligjore të marrëveshjeve që janë në proces".

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE