English

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha takohet me ambasadoret e Anglisë e Francës

Tiranë, 2 tetor NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha priti sot Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mcllëham dhe Ambasadoren e Francës, Maryse Daviet.

Në këto takime Ministri Basha bashkëbisedoi me ambasadoret Mcllëham dhe Daviet mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Francës në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera të paligjshme me të cilat përballen agjencitë ligjzbatuese.

Në takime u diskutua gjithashtu për perspektivën e afërt të proceseve integruese të Shqipërisë dhe për ecurinë e përmbushjes së kritereve për përfitimin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Ambasadorja Mcllëham i dorëzoi Ministrit Basha letrën përshëndetëse të Ministrit të Brendshëm britanik Alan Johnson, i cili pasi i përcjell përgëzimet e tij për emërimin në detyrën e Ministrit të Brendshëm, thekson se Mbretëria e Bashkuar vlerëson Shqipërinë si partnere në luftën kundër krimit të organizuar dhe deklaron gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit kundër kriminalitetit në të dy vendet.

Ambasadorja Daviet, gjithashtu, dorëzoi në takim letrën përshëndetëse të Ministrit të Brendshëm të Francës, Brice Hortefeux, i cili përgëzon Ministrin Basha për marrjen e detyrës dhe siguron për perspektivën e ndërtimit të një bashkëpunimi sa më të frytshëm mes të dy vendeve.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE