Uashington, 2 tetor NOA - Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara në muajin shtator është rritur në 9.8 %, dhe kjo shënon nivelin më të lartë prej qershorit të vitit 1983.
Në raportin e bërë publik sot thuhet se në shtator janë mbyllur 263.000 vende të punës, kurse analistët në Wall Strit pritnin humbje prej 180.000 vende pune. Numri i njerëzve që kërkojnë punë më shumë se gjashtë muaj ka shkuar në 5.4 milionë, ndërsa kjo kategori përbën 36 % nga numri i përgjithshëm i të papunëve.
b.a/NOA