Tiranë, 2 tetor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka reaguar sot lidhur me tekstin e historisë 12 dhe enciklopedinë maqedonase, të cilat i ka cilësuar që të dyja dokumenta të hartuara me emocione, prej të cilave hartuesit e tyre duhej të shmangeshin.
Deklarata të tilla, kreu i shtetit i bëri gjatë ceremonisë për diplomimin e studemtëve të Shkollës Politike, të cilëve u ka thënë ndër të tjera se duhet t'i dedikohen siç duhet profesionit të tyre të ardhshëm.
"Historia nuk bëhet me emocione dhe mjerë ai akademik që bie në kthetrat e politikës", mësohet të jetë shprehur Topi lidhur me tekstin e historisë 12.
Ndërsa në lidhje me enciklopedinë maqedonase, ai ka deklaruar se ai ka qenë një "bashkëpun patologjik" ndaj të cilit faktori shqiptar mbajti qëndrimin e duhur.
"Gabimet nuk vijnë nga lajthitjet e akademikëve, por nga bashkëpunimi i segmenteve dhe mund të them se enciklopedia ishte një bashkëpunim patologjik", u shpreh më pas Topi.
n.e/NOA