Shkodër, 2 tetor NOA-Një adoleshent 18 vjeçar është qëlluar mbrëmë në Shkodër me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij, por fatmirësisht nuk i ka shkaktuar dëmtime.
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin i cili është shtetasi Armir Krova, 19 vjeç.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ku nga hetimet e kryera rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, si pasojë e një konflikti të çastit.
Materialet në ngarkim të shtetasit Armir Krova, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder, për veprat penale të "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit".