English

Rrugorët bllokojnë 52 makina dhe 615 leje qarkullimi në një ditë

Tiranë, 2 tetor, NOA - Në kuadrin e kontrolleve ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitorë në shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga kundravajtjet, Policia e Tiranës njofton se vetëm ditën e djeshme ka pezulluar 615 leje qarkullimi dhe ka bllokuar 52 automjete.

Burimet zyrtare të saj konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se prej tyre, 230 drejtues mjetesh i shlyen gjatë natës detyrimet e tyre, ndërkohë që janë ende të pezulluara 335 leje qarkullimi.

Ndërkaq, ato bëjnë me dijeni se do të vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Lidhur me to, në total forcat policore kanë vendosur 2155 gjoba, me vlerë totale prej 1.9 milionë lekësh.

n.e/NOA

KOMENTE