Kosovë, 2 tetor NOA - Sulmohet një patrullë e policisë kufitare maqedonase.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës, në afërsi të fshatit Bellanoc, kur një patrullë e policisë kufitare është sulmuar nga persona ende të panjohur.
Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të patrullës së përzier policore,.
Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjë nga punonjësit e partullës ndërsa është dëmtuar vetëm mjeti me të cilin ata po udhëtonin.
Mësohet, ekipe speciale të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes për të kryer  ekspertizën ndërsa nisën hetimet për të identifikuar autorët e këtij sulmi ndaj patrullës policore.
k.k/NOA