English

Superliga, çelet java e gjashtë e saj. Një ndeshje sot, tre nesër dhe dy pasnesër

Tiranë, 2 tetor, NOA - Superliga shqiptare shënon javën e gjashtë të saj, me 6 takime të rëndësishme që do të luhen mes ekipeve vendase gjatë kësaj fundjave.

Kështu, sot është caktuar ndeshja e parë e kësaj jave, ajo mes ekipit të Gramozit dhe Besës në Ersekë, ndërsa nesër do të zhvillohen tre takime: Tirana-Kastrioti, Â Shkumbini -Â Teuta dhe Laçi - Dinamo.

Ndërsa ndeshja mes ekipeve të Flamurtarit dhe Vllaznisë cilësohet si supersfida e javës, e cila vendos shumë për dy ekipet dhe trajnerët e tyre.

Flamurtari ka treguar se mbrojtjen më të dobët në pesë javët e para të Superligës, pasi ka "ngrënë" plot 10 gola, ndërsa Vllaznia ka treguar se ka sulmin më të dobët, vetëm 1 gol të shënuar.Â

KOMENTE