English

Tërmeti në Indonezi, 3 mijë persona mendohet të jenë nën rrënoja

Sumatra, 2 tetor NOA - Ministria indoneziane e Shëndetësisë thotë se të paktën tre mijë vetë mund të jenë ende nën gërmadha në dhe rreth ishullit indonezian të Padang-ut pas tërmetit të fuqishëm të së mërkurës në ishullin e Sumatrës.

Më shumë se 1100 vetë dihet tashmë kanë vdekur.

Pothuajse çdo ndërtesë në Padang është prekur nga lëkundjet, me më shumë se 20 mijë struktura ndërtimore të dëmtuara ose shkatërruara.

Përpjekjet e shpëtimit tashmë janë fokusuar në Padang ku ekipet ende po kërkojnë për të mbijetuar.

Ndërkohë disa vende po dërgojnë ndihma ndërkombëtare.

Ekipe të shpëtimit janë penguar në punën e tyre nga mungesa e pajisjeve dhe mungesa e komunikimeve.

b.a/NOA

KOMENTE