Tiranë, 2 tetor, NOA - Sot në Shqipëri hapet zyrtarisht "Tetori Gjerman", muaji i parashikuar me një kalendar të larmishëm aktivitetesh, në kuadrin e 20 vjetorit të rënies së murit të Berlinit.
Për të kujtuar pikërisht, 9 nëntorin e vitit 1989, sipari i këtyre aktiviteteve nisi me aktivitetin me temë "Epoka e ndryshimeve në 20 vjetorin e rënies së murit të Berlinit". Organizatorë ishin fondacioni gjerman " Hanns Seidel" dhe CEAPAL.
Gjatë këtij muaji, në Tiranë parashikohet që të zhvillohen mjaft aktivitete, të cilat do të kenë në qendër promovimin e artit gjerman në vendin tonë, përmes linçimit të veprave kinematografike, pikturës etj.
n.e/NOA