English

Traktati i Lisbonës, irlandezët dalin sot në votime për të dytën herë

Dublin, 2 tetor, NOA - Irlandezët do të hedhin sot votën e tyre për të dytën herë ndaj brenda 18 muajsh mbi Traktatin e Lisbonës. Një referendum i ngjashëm si ai i sotmi është zhvilluar edhe vitin e kaluar në këtë vend, ku u konstatua vota e shumicës kundër tij.

Ky traktat në vetvete ka si qëllim të rrisë rolin ndërkombëtar të organizatës së Bashkimit Evropian dhe të thjeshtëzojë marrjen e vendimeve dhe që ai të hyjë në fuqi, duhet ratifikuar nga të gjitha vendet.

E nëse Irlanda i thotë "Jo" edhe kësaj here, ai përsëri nuk mund të futet dot në fuqi.

Gjasat janë që këtë radhë dokumenti të miratohet, pasi irlandezët ndihen të lodhur nga gjendja e tyre e keqe dhe prandaj kërkojnë shpresa të reja.

n.e/NOA

Â

KOMENTE