Durrës, 2 tetor, NOA Update - Vrasja e mjekut radiolog, Fatmir Thaçi në mjediset e spitalit të Durrësit mund të ketë patur si shkak kryesor të saj atë të xhelozisë.
Kjo është pista e parë që grupi hetimor ka mundur të ngrejë pas pohimeve paraprake të kryera nga autori i dyshuar i saj, Ali Lorja.
Burime policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, se gjatë dëshmisë që ka dhënë mbi aktin e vrasjes, deklarimet e tij kanë lënë të kuptohet se ai ka shkuar me paramendim i armatosur në spitalin e Durrësit për ta vrarë mjekun.
Por ka shtuar se tani është penduar dhe se akti i tij duhet kuptuar, pasi ka qenë në kushte depresive. Â
Akti mund të ketë lidhje me vetëhelmimin e gruas së tij pak kohë më parë, e cila punonte si infermiere në këtë spital, por ende policia nuk di të thotë me siguri se kush mund të kenë qenë motivet e vërteta që e kanë shtyrë Lorjan të godasë me tre plumba në kokë shefin e radiologjisë të spitalit të Durrësit, Fatmir Thaçi.
n.e/NOA
Â
Â