English

Vrasja e mjekut, reagon PS: Shteti të garantojë jetën e punonjësve të shëndetësisë

Tiranë, 2 tetor NOA - Partia Socialiste ka reaguar në mesditë për vrasjen e mjekut Fatmir Thaçi në ambientet e brendshme të Spitalit të Durrësit.

"Partia Socialiste e Shqipërisë dënon me ashpërsi vrasjen kriminale të ndodhur sot në spitalin e Durrësit

Partia Socialiste e Shqipërisë dënon me ashpërsi vrasjen kriminale të ndodhur sot në spitalin e Durrësit" deklaroi sot zëdhënësja e socialistëve, Armela Imeraj.

"Ngjarja e sotme është dhe një tjetër dëshmi e hidhur mbi pasigurinë e jetës me të cilën përballen mjekët gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të ndjera për humbjen e jetës së mjekut Fatmir Thaçi dhe i kërkon me forcë Ministrisë se Brendshme dhe asaj të shëndetësisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e jetës së mjekëve" përfundoi Imeraj.

k.k/NOA

KOMENTE