English

ZMK i ankimohet Ministrisë së Arsimit për Rektoratin e Universitetit të Vlorës

Tiranë, 2 tetor, NOA - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ZMK, i ka kërkuar sot publikisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të plotësojë kërkesat e studentëve të universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, të ngujuar në grevën e urisë.

Përmes një ankese zyrtare për Rektoratin e Universitetit të Vlorës, dorëzuar sot institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ZMK ka bërë më dijeni se duhen plotësuar sa më parë kërkesat e studentëve para se të përballemi me fakte më të rënda.

Kërkesa e saj i bashkohet asaj të Partisë Socialiste, e cila ka deklaruar se greva e studentëve është e drejtë e se ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet që t'i japë një zgjidhje sa më të shpejtë asaj.

Në këtë kërkesë, ZMK kërkon edhe shkarkimin e rektorit Shaska të Vlorës.

n.e/NOA

KOMENTE