Shkodër, 3 tetor, NOA Update - Ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin verior të Shkodrës, gjatë orëve të natës, kur një 40-vjeçar, banor i këtij qyteti ka mbetur i plagosur rëndë pas goditjes me armë zjarri sapo doli nga mjediset e një lokali.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i plagosuri quhet Artan Lame, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Luan Kalo, 30-vjeç i cili është arrestuar pak minuta më vonë.
Nga hetimet paraprake ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Autori i krimit u largua menjëherë pasi qëlloi me armë mbi 40-vjeçarin, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi ka përfunduar menjëherë në prangat e policisë.
Aktualisht, i plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spital, ku i është bërë ndërhyrje kirurgjikale në pjesën e gjoksit dhe rezulton jashtë rrezikut për jetën.
n.e/NOA