Tiranë, 3 tetor NOA-Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato do të ngjitet përsëri në ring për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WBF.
 "31-vjeçari ka parashikuar të zhvillojë sfidën e radhës më 24 tetor në 'Anhalt Arena' të qytetit gjerman, Desau" shkruhej sot në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare e Boksit.
 Dueli i Qatos do të zhvillohet në mbrëmjen e organizuar nga "SES Boxing", një kompani mjaft e fuqishme promocionale në Gjermani, ku gara kryesore do të jetë ndërmjet kampionit aktual të botës për peshën e rëndë në versionin ËBF, Francois Bota (47-42, 28 KO‘s) dhe gjermanit Uilli Fisher (37-6-1, 24 KO‘s).
Emri i kundërshtarit të boksierit shqiptar ende nuk është bërë i ditur.
Ai pritet të zbulohet vetëm gjatë ditëve në vazhdim nga "World Boxing Foundation".
Përballja e durrsakut që jeton në Angli, do të jetë sfida e tij e dytë për nga rëndësia.
Â