English

Dëmet e cunamit në Samoa, 3 mijë veta nën gërmadha, 1100 të vdekur direkt

Padang, 3 tetor, NOA - Mëse 3 mijë persona gjenden nën gërmadha në dhe rreth ishullit indonezian të Padangut pas tërmetit të fuqishëm të pak ditëve më parë në ishullin e Sumatrës.

Lajmin e konfirmon ministria indoneziane e Shëndetësisë, sipas të cilës mbi 1100 vetë tashmë figurojnë si të vdekur nga kjo fatkeqësi natyrore, pa përmendur montimet shkatërruese materiale që cunami shkaktoi në 20 mijë struktura ndërtimore të këtij vendi.

Ndërkohë disa vende po dërgojnë ndihma ndërkombëtare. Ekipe të shpëtimit janë penguar në punën e tyre nga mungesa e pajisjeve dhe mungesa e komunikimeve.

Ndërkaq, cilanci i cunamit të fundit që shkatërroi ishujt Samoa dhe Tonga në oqeanin Paqësor arriti në 170 të vdekur dhe 10 të zhdukur. Cunami shkaktoi 129 të vdekur në shtetin e pavarur të Samoas, 32 në Samoan amerikane dhe nëntë në arqipelagun e Tongës.

n.e/NOA

KOMENTE