Prishtinë, 3 tetor NOA-Pas dënimit të tre ish luftëtarëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte ka reaguar EULEX.
"Vendimi i Gjykatës së Prishtinës është bërë në përputhje me parimet e pavarësisë së gjyqësorit dhe trajtimit të barabartë përpara ligjit të çdo individi", ka deklaruar EULEX-i. Ky i fundit ka shprehur mbështetjen për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit dhe paanshmërinë e drejtësisë. Një panel i përzier gjyqtarësh ka shpallur fajtor dhe ka dënuar dje Rrustem Mustafën, Latif Gashin dhe Nazif Mehmetin të njohur si "Grupi i Llapit".