Shkup, 3 tetor NOA-Policia ka arrestuar tre mjekë të akuzuar nga qytetarët për mitmarrje.
Denoncimi erdhi përmes  linjës telefonike falas, 199, të denoncuara nga qytetarët.
Rastet e reja i përkasin qendrave kryesore mjekësore.
Të arrestuarit janë një mjek specialist, 54 vjeçar, një mjek internist të cilët në mënyrë të koordinuar i kanë kërkuar 400 euro një pacienti për një ndërhyrje kirurgjikale.
Policia pas organizimit të këtij aksioni ka vënë në pranga mjekun internist, tek i cili janë gjetur paratë e marra.
Në rastin e dytë, është arrestuar një 45 vjeçare e punësuar në Spitalin Ushtarak.
Ajo u ndalua, pasi një pacienti i kishte marrë 50 euro, për të ndikuar tek mjeku specialist për të kryer një ndërhyrje mjekësore tek një pacient 19 vjeçar nga Kratova.
Â