English

Fjalori enciklopedik, reagon shoqata e minoritetit grek: Ka qëndrime diskriminuese

Gjirokastër, 3 tetor NOA - Shoqata e minoritetit grek Afirmuesit e Identitetit Tonë (AIT) ka reaguar sot në Gjirokastra pas daljes në treg të fjalorit Enciklopedik shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Me anë të një deklarate për shtyp AIT, se fjalori ka qëndrime diskriminuese ndaj minoritetit grek në Shqipëri.

Sipas kryetarit të shoqatës Panajot Barka veç qëndrimit diskriminues ka edhe tendencë për të mos përmendur kontributin e etnive në kulturën dhe historinë e përgjithshme të Shqipërisë.

"Fjalori i cili doli në treg pak javë më parë ka qëndrime ofenduese nga minoriteteve duke i quajtur ato pakica, dhe minoritetin grek në Dropulli e quan grup të ardhurish" tha sot Barka. k.k/NOA

KOMENTE