Tiranë, 3 tetor NOA - Jep dorëheqjen drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi.
Bojaxhi lajmëroi sot në një konferencë për shtyp tërheqjen nga posti i drejtorit të KESH-it të cilin e mbante prej mëse dy vitesh.
Dorëheqja e Gjergj Bojaxhiu ka ardhur menjëherë pas shkarkimit të një ditë më parë nga Ministri i Energjetikës Dritan Prifti, të Këshillit Mbikëqyrës së KESH-it.
Ndërkohë që ende nuk dihet motivi që ka detyruar Bojaxhi të lërë KESH-in, ndërsa gjatë konferencës për shtyp ai ka bërë një analizë të punës së tij duke theksuar se ka arritur objektivat e qeverisë.
Qeveria ka pasur prioritet drita në 24 orë gjë për të cilën Bojaxhi ka deklaruar se është arritur.
Vijon...