Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 3 tetor NOA/UPDATE - "Vendosa të jap dorëheqjen pasi pikësynimet e mia u përmbushën, misionin tim e quaj të mbyllur ndaj dhe po largohem".
Kështu ka deklaruar në një konferencë për shtyp, të fundit si drejtor i KESH-it, Gjergj Bojaxhi me anë të së cilit ka lajmëruar tërheqjen nga posti të cilin e mbante prej më se dy vjetësh.
"Vendosa të jap dorëheqjen pasi pikësynimet e mia u përmbushën, ato ishin furnizimi me energji elektrike 24 orë, përmirësimi i gjendjes financiare të KESH-it, dhe qëllimin kryesor shitjen e operatorit të sistemit të shpërndarjes OSSH të cilin e arritëm.
Në këto kushte mendoj se nuk kam ç'të jap më në KESH, misionin e quaj të mbyllur dhe prandaj largohem" deklaroi sot Bojaxhi duke si quajtur këto si motive për largimin e tij nga posti i drejtorit të KESH.
r.l/NOA