Tiranë, 3 tetor NOA-Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh falënderimi nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) me qendër në Nju Jork.
Ky mesazh vjen vetëm pak ditë pasi Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në një eveniment të zhvilluar në Nju Jork nga kjo organizatë për nder të Kryeministrit Berisha, gjatë vizitës së tij në SHBA.
"Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) është krenar që mundësoi pjesëmarrjen në këtë takim të shumë e shumë profesionistëve dhe sipërmarrësve të cilët u takuan me ju dhe që mundësoi edhe lidhjen e tyre më ngushtë me njëri-tjetrin.
Ky eveniment përbën një tjetër arritje për APEN, e cila që në themelimin e saj në vitin 2006 ka ndërmarrë një sërë iniciativash për komunitetin Shqiptaro-Amerikan", thuhet në mesazhin e urimit dërguar kryeministrit Berisha.
APEN mbetet e vendosur për të mbështetur zhvillimin e arsimit dhe si sipërmarrjes në Shqipëri dhe do të çojë më tej bashkëpunimin në zbulimin e hapësirave të reja në të mirë të shqiptarëve në të dy anët e Atlantikut.
Â