Tiranë, 3 tetor, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka uruar kryeministrin Berisha përmes një mesazhi mbi  rizgjedhjen e tij si kryeministër i Shqipërisë.
"Unë jam i bindur se nën lidershipin tuaj qeveria shqiptare do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi sot dhe se vendi juaj do të qëndrojë i vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit", shkruhet mes të tjerash në mesazhin e Ban Ki Muoon.
Ndër të tjera, ai pohon se shprehet i kënaqur që u takua me kryeministrin Berisha javën që shkoi në Nju Jork, duke i uruar vazhdimësinë e suksesit në zbatimin e përgjegjësive të rëndësishme.
"Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë qëllimet dhe principet e Kombeve të Bashkuara", e përfundon mesazhin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
n.e/NOA