Nju Jork, 3 tetor NOA-Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun i ka dërguar një mesazh kryeministrit Sali Berisha ku e uron për rizgjedhjen në këtë detyrë.
"Jam i bindur se nën lidershipin tuaj, Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi sot dhe se vendi juaj do të qëndrojë i vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit"- shkruan në mesazhin e tij Ban Ki Mun.