English

Presidenti i Çekisë viziton Shqipërinë me ftesë të homologut shqiptar, Bamir Topi

Tiranë, 3 tetor, NOA - Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në datat 5-6 tetor 2009, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri Presidenti i Republikës së Çekisë, Vaçslav Klaus.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet zyrtare të Presidencës, të cilat shtojnë se gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, presidenti çek do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, homologun Bamir Topi, kryeparlametaren Topalli, kryeministrin Sali Berisha etj. Ndër të tjera, në axhendën e presidentit të Çekisë, Vaçslav Klaus, parashikohet gjithashtu dhe pjesëmarrja në ceremoninë e promovimit të librit të shkruar prej tij "Planeti blu nën vargoj të gjelbër", që do të organizohet nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në kujdesin e posaçëm të drejtorit të këtij instituti, Albert Rrakipi.

Një tjetër moment i rëndësishëm i vizitës zyrtare të presidentit çek në Shqipëri do të jetë edhe pjesëmarrja bashkë me homologun e tij Topi në Forumin e Biznesit shqiptaro-çek.

n.e/NOA

KOMENTE