English

Reperi Lil Wayne në gjyq për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Amerikë, 3 tetor NOA - Reperi amerikan, Lil Wayne në marsin e vitit të ardhshëm do të paraqitet në gjyqin amerikan të shtetit të Arizonës, pasi akuzohet për posedim droge dhe armëmbajtje pa leje.

Akuzat në ngarkim reperit amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Carter, është ngritur pasi në muajin janar të vitit të kaluar u arrestua në pikë kufitare në autostradën e Umas.

Në autobusin me të cilin udhëtonte Lil Wayne për turne të ndryshme muzikore, ishin gjetur kokainë, ekstazë dhe një pistoletë. Lil Ëayne pretendoi pafajësi duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Â

KOMENTE