English

SHBA, falimentojnë edhe tre banka të tjera. Këtë vit, janë mbyllur gati 100 të tilla

Uashington, 3 tetor, NOA - Tre banka amerikane kanë falimentuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu shtuar kështu listës së gjatë të atyre që janë mbyllur gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave, mëse 100 banka rezultojnë të falimentuara në periudhën e 10 muajve të vitit 2009, ndërkohë që parashikohet se deri në fund, mund të ketë sërish falimentime bankash në shtetin amerikan.

Bankat që u mbyllën së fundmi mësohet se "Uarren Bank" në Miçigan, e cila numëronte një pasuri prej 538 milionë dollarësh në asete financiare dhe 501 milionë dollarësh në depozita, si edhe dy bankat e tjera "Jennings State Bank" dhe "Southern Colorado National Bank".

E para numëronte një vlerë monetare të aseteve financiare prej 56,3 milionë dollarësh dhe 52,4 milionë dollarë në depozita. Ndërsa banka e tretë e mbyllur nga rregullatorët ishte "Southern Colorado National Bank", vlera e aseteve finanaciare të së cilës arrin 39,5 milionë dollarë dhe depozitat 31,9 milionë dollarë.

n.e/NOA

KOMENTE