Dublin, 3 tetor, NOA - Irlandezët kanë mbështetur në më shumë se 60 për qind të votuesve Traktatin e Lisbonës gjatë referendumit të dytë të organizuar dje.
Ky përfundim është nxjerrë nga një sondazh paraprak i zhvilluar në këtë vend mbi procesin e djeshëm zgjedhor, ndërkohë që sot pritet të dalin rezultatet përfundimtare zyrtare rreth tij.
Irlandezët hodhën dje votën e tyre për të dytën herë ndaj brenda 18 muajsh mbi Traktatin e Lisbonës, ndërsa në të parin votuan kundër tij.
Ky traktat në vetvete ka si qëllim të rrisë rolin ndërkombëtar të organizatës së Bashkimit Evropian dhe të thjeshtëzojë marrjen e vendimeve dhe që ai të hyjë në fuqi, duhet ratifikuar nga të gjitha vendet.
E nëse Irlanda i thotë "Jo" edhe kësaj here, ai përsëri nuk mund të futet dot në fuqi. Gjasat janë që këtë radhë dokumenti të miratohet, pasi irlandezët ndihen të lodhur nga gjendja e tyre e keqe dhe prandaj kërkojnë shpresa të reja.
n.e/NOA
Â
Â