Londër, 3 tetor NOA-Kryeministri britanik, Gordon Brown ka përshëndetur sit fitoren në Irlandë të Traktatit të Lisbonës.
Brown ka theksuar se Bashkimi Evropian do të ketë mundësi të përparojë në fushat themelore, në mënyrë të veçantë në atë ekonomike.
"Përshëndes vendimin e popullit irlandez përsa i përket Traktatit të Lisbonës'', deklaroi Brown në një komunikatë.Sipas tij, traktati është diçka e mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe për Evropën."Ne do të punojmë së bashku dhe do të përqendrohemi në problemet që shqetësojnë më shumë evropianët, si rimëkëmbja ekonomike, siguria, lufta kundër varfërisë në nivel botëror dhe ngrohja globale", shtoi shefi i qeverisë britanike.
    Pas numërimit të votave në 40 nga 43 zona elektorale, rreth 67 për qind e votuesve i kishin thënë ''po'' Traktatit të Lisbonës.
   Â