English

Traktati i Lisbonës, kryeministri çek: Ratifikimi do të përfundojë brenda 2009

Pragë, 3 tetor NOA- Traktati i Lisbonës i miratuar edhe nga Irlanda, vendi i cili e kish rrëzuar një vit më parë mund të ratifikohet nga Çekia brenda vitit 2009.

Kryeministri çek Jan Fischer beson se vendi i tij do të përfundojë procesin e ratifikimit të Traktatit të Lisbonës deri në fund të vitit, pasi votuesit irlandezë mbështetën dokumentin e rëndësishëm reformues të Bashkimit Evropian në referendumin e zhvilluar dje.

"Kryeministri është i bindur që ratifikimi do të përfundojë në një kohë që do t'i lejojë Traktatit të Lisbonës të hyjë në fuqi deri në fund të vitit 2009", thuhej në deklaratën e qeverisë çeke. Â Â Â Traktati reformues evropian është aprovuar nga parlamenti çek, por ai duhet ende t'i nënshtrohet një shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese e vendit dhe duhet të nënshkruhet nga presidenti Vaclav Klaus, i cili njihet si një nga kritikuesit më të ashpër të dokumentit.

KOMENTE