Athinë, 3 tetor NOA-Një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi, kryeqyteti i tij është dridhur mesnatën e së shtunës për shkak të një bombe e cila ka shpërthyer pikërisht pranë vendit ku kryeministri i vendit, Kostas Karlamanlis, mbajti mitingun e tij përfundimtar.
Policia njoftoi se lajmi për vendosjen e bombës ishte dërguar në një gazetë lokale para shpërthimit.
Ngjarja ndodhi mu pranë vendit ku po zhvillohej mitingu i Nea Demokratia.
Bomba ka dëmtuar disa motoçikleta afër koshit të plehrave ku ishte vendosur dhe ka thyer xhamat e dritareve të një banese dhe të një dyqani.
Nga shpërthimi nuk është plagosur askush.
Një javë më pare një anëtar i lëvizjes socialiste - PASOK ka qenë objekt sulmi, kur disa të rinj hodhën bomba artizanale drejt banesës dhe zyrës së tij.
Greqia zhvillon zgjedhje të parakohshme të dielën.
Â
Â
Â