Tiranë, 3 tetor NOA - "Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj për mungesën e sigurisë së jetës së qytetarëve në këtë vend, ku askush nuk është i mbrojtur në punë, në shkolla apo në rrugë" kështu ka deklaruar sot deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni e cila ka marrë shkas nga vrasja e mjekut Fatmir Thaçi dje në ambientet e spitalit të Durrësit.
"Opinioni publik në Shqipëri u trondit edhe njëherë nga ngjarja e ndodhur dje në Spitalin e Durrësit, vrasja e mjekut Fatmir Thaçi në ambientet spitalore ku ai kryente detyrën.
Mjekët, edhe këtë radhë u gjendën të pambrojtur ndaj sulmeve të individëve të armatosur.
Nuk është hera e parë që ndodh një akti i tillë, përkundrazi është e disata herë që bluzave të bardha u cenohet dinjiteti e profesionalizmi dhe arrihet deri aty sa ju merret edhe jeta" deklaroi Gjermeni. Â
Sipas Gjermenit, kronika e djeshme e spitalit të Durrësit është kronika e një ngjarjeje të paralajmëruar.
"Disa herë kanë ndodhur ngjarje të tilla në ambientet e institucioneve, shumë herë është thënë se do merren masa, por gjithçka ka mbetur në kuadrin e deklaratave të ministrave të qeverisë, dhe asnjë nismë nuk është marrë në këtë drejtim.
Dhuna e përsëritur mbi mjekët është shprehja më e qartë e falimentimit të sistemit dhe përbaltjes së bluzave të bardha nga pushteti i paaftë për të kryer reformat në këtë sektor.
Partia Socialiste, jo vetëm dënon këtë akt kriminal, por kërkon marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda, dhe nuk mjaftohet vetëm  me deklaratat e qeveritarëve" përfundoi deputetja socialiste, Englantina Gjermeni.
k.k/NOA
Â