Nju Jork, 4 tetor NOA-Inspektorët e agjencisë atomike të OKB-së, do të vizitojnë uzinën iraniane të pasurimit të uraniumit, në datën 25 tetor.
Deklarata është bërë nga kreu i Agjencisë atomike të OKB, Â El Baradei.
Kreu i agjencisë së OKB-së tha se marrëdhëniet me Iranin po shkonin nga konfrontimi, në transparencë dhe bashkëpunim.
Kreu i agjencisë iraniane, Ali Akbar Salehi i përshkroi bisedimet si të suksesshme.
SHBA i kishte bërë thirrje Iranit që t'i ofronte qasje të pakufizuar agjencisë së OKB-së në uzinë brenda dy javëve.
Irani thotë se aktiviteti i tij bërthamor ka vetëm synime paqësore.
Por njoftimi për këtë uzinë të dytë të pasurimit ka shtuar frikën në mesin e qeverive perëndimore se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.
Â