Tiranë, 4 tetor NOA Update - Drejtori i ri i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), do të jetë Muharrem Stojku, deri dje, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes në KESH.
Këtë e lajmëroi para pak çastesh një përfaqësues i Këshillit Mbikëqyrës të KESH-it i cili tha se në mbledhjen e sotme të zhvilluar, u mor vendimi i mësipërm.
Në daljen para mediave, ishte i pranishëm dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili pranoi se kishte marrë pjesë në negociatat për zgjedhjen e kreut të ri të KESH dhe se "dorëheqja e Bojaxhiut ishte për mua një surprizë dhe erdhi pa asnjë bisedim paraprak".
Prifti, tha se nuk ishte i qartë pse Bojaxhi dha dorëheqjen kurse shprehu vlerësime pozitive për drejtimin e KESH-it gjatë periudhës mëse dy vjeçare.
Një ditë më parë, Gjergj Bojaxhi shpalli dorëheqje të papritur nga posti, duke deklaruar se largohej pasi nuk kishte më se çfarë të jepte.
Dorëheqja e Bojaxhiut erdhi një ditë pasi Prifti shkarkoi tërësisht Këshillin Mbikëqyrës të KESH i cili bashkëdrejtohej nga Bojaxhi.
e.r/NOA