English

Enciklopedia maqedonase, qeveria bën "kokë turku" kryeredaktorin e saj

 Shkup, 4 tetor NOA-Kryeredaktori i "Enciklopedia maqedonase" duket se do të jetë koka e turkut që qeveria e Shkupit do të ndëshkojë pas tensioneve e debateve që shkaktoi libri që fyeu shqiptarët.

 Sipas radios "Evropa e Lirë", qeveria ka vendosur që përgjegjësia e situatës kaotike që u shkaktua në Shkup e Tiranë për shkak të cenimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve të bjerë mbi Bllazhe Ristevski, duke i kërkuar atij dorëheqjen.

Zëdhënësi i qeverise, Shefik Duraku ka deklaruar se pas një incidenti të tillë dikush të mbajë përgjegjësi. Minimumi sipas tij do të ishte dorëheqja e akademikut Bllazhe Ristevski.

Ndërkohë partitë shqiptare opozitare në Shkup si PDSH, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Gruevski, nën kujdesin e të cilit u botua enciklopedia maqedonase.

Me insistimin e shumë rretheve akademike e shoqërore, Akademia e Shkencave Maqedonase tërhoqi nga shitja librin e Enciklopedisë duke premtuar se do të kryejë korrigjimet në pjesët e kontestuara prej shqiptarëve.

KOMENTE