English

Exit Poll në Greqi: Zgjedhjet i fitoi PASOK

Nga bashkëpunëtori ynë në Athinë

Athinë, 4 Tetor NOA Update - PASOK është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u zhvilluan sot në Greqi, sipas sondazhit që publikoi pak çaste më parë televizioni më i njohur për lajmet në Greqi Alpha.

Sipas exit poll, socialistët grekë të PASOK kanë fituar nga 41 për qind deri 44 për qind.

Ndërkohë Nea Dimokratia e drejtuar nga kryeministri aktual Kostas Karamanlis, ka fituar nga 37.3 për qind deri në 34.3 për qind.

Kështu në parlamentin me 300 vende, rezulton sipas exit poll të Alpha, që PASOK e drejtuar nga Jorgo Papandreu që nëse shpallet fitues do të jetë kryeministri i ri i Greqisë, ka fituar 151 deri 159 vende në parlamentin e ri.

Kurse Nea Dimokratia rezulton të ketë marrë 94 deri 100 vende në parlamentin e ri dhe komunistët e KKE, 20 deri 22 deputetë.

Në zgjedhjet e sotme u thirrën në mënyrë të detyruar, 9.8 milionë zgjedhës grekë të cilët votuan në mbi 20 mijë qendra votimi.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE