Romë, 4 tetor NOA-Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka premtuar se do të financojë një shumë prej 1 miliardë euro për zonat që kërcënohen nga rrëshqitjes e tokës.
Ky fond do të përdoret për masa mbrojtëse, si ndërtimi i argjinaturave të lumenjve dhe barrierave kundër përmbytjeve.
Vendimi i Berluskonit erdhi pas fatkeqësisë natyrore që ndodhi në rajonin e Mesinës, ku stuhia e shirave shkatërroi qindra shtëpi e rrugë duke lënë të pastrehë 500 banorë si dhe shkaktoi vdekjen e të paktën 30 të vdekurve, bilanc ky që mendohet të rritet edhe më shumë.