Stamboll, 4 tetor NOA-Fondi Monetar Ndërkombëtar përshëndeti sot ambiciet e qeverisë së re japoneze për riekuilibrimin e rritjes ekonomike në vend.
"Ne përshëndesim qëllimet e qeverisë për të përmirësuar efikasitetin në sektorin publik në mënyrë për të mundësuar reformimin e shpenzimeve sociale me qëllim rritjen e importeve dhe kërkesës'', konfirmoi drejtori i departamentit për Azi Paqësorin në FMN, Anoop Singh. Â ''Megjithatë është shumë herët për të bërë një vlerësim lidhur me këtë projekt'', shtoi Singh në një konferencë shtypi në kuadër të asamblesë së përvitshme të FMN-së dhe Bankës Botërore.Â