English

Formula 1: Gjermani i Red Bull, Vettel, fiton çmimin e madh të Japonisë, lë në hije kampionin Baton

Tokio, 4 tetor NOA - Piloti i Formulës 1 Sebastian Vettel fitoi çmimin e madh të Japonisë duke shtyrë kështu edhe vendimin për titullin kampion.

Gara u zhvillua sot në mëngjes në orën 07.00 dhe piloti i Red Bull-it mbrojti qartë pozicionin e tij kryesues dhe fitoi pa rrezik ndaj Jarno Trulli-t të Toyota-s.

Gjermani i Red Bull në fakt nuk u rrezikua për asnjë çast gjatë gjithë garës pasi ai kryesoi në të gjitha xhirot duke e shndërruar në "rutinë" kohën e garimit në pistën e Suzukës në Japoni dhe rrëmbyer kështu, fitoren e tretë në këtë sezon por edhe të katërtën gjatë karrierës së tij si pilot i Formula 1.

Ndërkohë, menjëherë pas Vettel u rendit Jarno Truli i cili me makinën e tij "Toyota" arriti të marrë çmimin e dytë duke lënë pas në vend të tretë, britanikun Ljuis Hemilton.

Në vend të katërt u rendit Kimi Rejkonen me makinën e tij "Ferrari" dhe në të pestin, Niko Rozberg.

Më tej, në vendin e gjashtë u rendit Nik Hejdfild dhe në të shtatin, Rubens Barrikelo.

Kryesuesi i garës për titullin kampion botëror Xhenson Baton (Jenson Button), arriti i teti në finish dhe në vlerësimin e përgjithshëm humbi nëntë pikë kundrejt Vettel-it.

Në këtë mënyrë, lufta për botërorin e Formula 1 ndahet mes Batton që kryeson me 85 pikë, i ndjekur nga Barrikelo me 71 pikë dhe Vetel me dy pikë më pak.

e.r/NOA

KOMENTE