English

Integrimi i Kosovës në BE, Suedia: Serbia mjafton të ofrojë fqinjësi të mirë

Beograd , 4 tetor NOA-Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën por asaj nuk i kërkohet ta njohë pavarësinë e saj.

Kjo ka qenë deklarata e ambasadorit të Suedisë në Beograd, Krister Bringeus. Sipas tij, negociatat që Bashkimi Evropian është duke zhvilluar me Kosovën nuk ngjasojnë me ato të Serbisë pasi shteti i ri ka specifikat e tij. Bringeus ka thënë se këtu nuk bëhet fjalë për një zgjidhje afatshkurtër, por po punohet për një zgjidhje afatgjatë dhe ajo, sipas tij, është stabiliteti i plotë, paqja dhe prosperiteti në rajon. "Zgjidhja përfundimtare për tërë Ballkanin Perëndimor është anëtarësimi në BE", ka thënë diplomati suedez.

KOMENTE