Japoni, 4 tetor NOA - Gjendet i vdekur në banesën e tij në ish-ministri japonez i Financave, Shoichi Nakagawa.
Trupi i pa jetë i ish-ministrit u gjet ditën e djeshme në ambientet e brendshme të banesë së tij në lagjen "Setagja" të Tokios".
Policia e cila nisi menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së Nakajawas deklaroi se nga këqyrjet e para në trupin e ish-ministrit nuk janë konstatuar shenja të dhunës.
Shoichi Nakagawa 56-vjeç ishte përfaqësues i partisë Liberaldemokrate.
Ai dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Financave pasi në samitin financiar G7 të Romës ishte paraqitur i dehur në konferencën e shtypit.
k.k/NOA