English

Korçë, aksidentohen katër anëtarë të një familjeje, vdes babai

Korçë, 4 tetor NOA - Një familje ka rrezikuar të shuhet në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë në rrethin e Korçës.

Ngjarja e cila përfundoi me vdekjen e 41-vjeçarit Aleksandër Blaceri dhe plagosjen e gruas dhe dy fëmijëve të tij, ndodhi mbrëmë në vendin e quajtur Gryka e Kapshticës rreth tre kilometra larg doganës në Korçë.

Burime nga policia thanë se Blaceri bashkë me familjen e tij po udhëtonte me një automjet tip BMW me targa greke, nga shteti fqinj në drejtim të Pogradecit ku edhe banonte.

Por gjatë rrugës 41-vjeçari ka humbur kontrollin duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Për pasojë ai ka mbetur i vdekur në vend ndërsa janë plagosur rëndë dy fëmijët e tij të moshës 11 dhe 17 vjeç si dhe bashkëshortja e tij.

Të plagosurit u transportuan në spitalin e Korçës nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

k.k/NOA

KOMENTE