Tiranë, 4 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka përshëndetur ratifikimin e Traktatit të Lisbonës nga Irlanda.
Meta ka theksuar se perspektiva për zgjerimin e Bashkimit Evropian është shumë afër.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm Meta ka bërë kompetent Parlamentin për çështjen e ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë.
I pyetur gjatë konferencës për këtë marrëveshje Meta tha se "kjo është një çështje që i takon Parlamentit".
Meta ka quajtur të rëndësishme për Shqipërinë vizitën e Presidentit Cek të BE-së. Ndërsa është rikthyer sërish te ratifikimi i Traktatit të Lisbonës duke thënë se vendet që nuk e kanë ratifikuar të reflektojnë në të ardhmen.
k.k/NOA