English

Ndeshja mes Kroacisë e Bosnjës, një person vdes nga plagët pas sherrit mes tifozëve

Sarajevë, 4 tetor NOA-Një person ka gjetur sot vdekjen në Sarajevë si pasojë e sherrit mes tifozëve kroatë e boshnjakë para ndeshjes mes dy ekipeve në qytetin  Shiroki Brijeg, në pjesën jugore të Bosnjës.

Radioja publike e Bosnjës njoftoi se një tifoz i klubit "Sarajeva" ka vdekur në spitalin e qytetit nga plagët e rënda që kishte marrë. Sipas saj disa persona janë lënduar kur tifozët i mbushën rrugët në qendër të qytetit, dhe i vunë zjarrin disa automjeteve. Njoftohet se ndeshja është anuluar.

KOMENTE