Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës  gjatë ditës së sotme do të demonstrojë në praktikë funksionimin e ambulant-liftit, një investim i cili i ka kushtuar kompanisë 175 mijë euro.
Me blerjen dhe vënien në funksion të kësaj teknologjie marrin fund vuajtjet e personave me aftësi të kufizuar, pleqve dhe plakave si dhe të gjithë personave të tjerë që nuk mund të bëjnë rrugën në këmbë apo me autobus nga terminali deri në aeroplan si dhe të ngjisin shkallët e aeroplanit në rrugë normale.
Ceremonia e demonstrimit të funksionimit të ambulant-liftit do të bëhet në prani të Drejtorit Menaxhues të ANP-së, z. Agron Mustafa, drejtorit të shoqatës së personave me aftësi të kufizuar- Hendikos, Afrm Maliqi dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj shoqate, si dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë të Kabinetit të Kryeministrit.
Demonstrimi i funksionimit të ambulant-liftit nga terminali deri në aeroplan do të mbahet te dielën në ora 11;30 ne Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.